Qetësi dhe buzëqeshje: Si Roan eviton skandalin e tapetit të kuq

Bota e Yjeve

Qetësi dhe buzëqeshje: Si Roan eviton skandalin e tapetit të kuq

Nga: A.M Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 22:48
Chappell Roan

Chappell Roan dhe ekipi i saj po sigurohen që historia të mos përsëritet, duke vendosur një set të ri rregullash për tapetin e kuq, një vit pas shpërthimit të saj të bujshëm.

Për të parandaluar një skenë të paparashikuar nga fituesja e Grammy-t gjatë ceremonisë së Rock & Roll Hall of Fame, një punonjëse e tapetit të kuq paralajmëroi fotografët të jenë të kujdesshëm para se të shfaqej Roan, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

“Në rregull, po vjen Chappell. Askush të mos bërtasë ose ajo do të largohet,” dëgjohet të thotë gruaja në video. “Qetë, miqësorë, buzëqeshni.”

Image
Chappell Roan

Disa fotografë qeshën me udhëzimin, por duket se ai kishte efektin e dëshiruar.

Kur Roan u shfaq në tapetin e kuq me stil, ajo u prit nga një rresht i pazakontë i gazetarëve, i qetë dhe i respektueshëm.

Image
Chappell Roan

Paralajmërimi para ngjarjes erdhi pas shpërthimeve të mëparshme të Roan në tapetin e kuq, të cilat kishin bërë xhiron e internetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat