Amanda Holden u frymëzua nga Glinda, shtriga e mirë e Oz-it, teksa mori pjesë në premierën e filmit Wicked: For Good të hënën në Londër.
Prezantuesja e Heart FM, 54 vjeç, tërhoqi gjithë vëmendjen me një fustan rozë të çelët me detaje të mbledhura dhe prerje elegante, ndërsa ecën në tapetin e kuq me tematikën e “rrugës së verdhë të tullave”, përkrah vajzës së saj 13-vjeçare, Hollie, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Fustani kishte një bisht dramatik dhe një çarje të guximshme deri në kofshë, që nxirrte në pah këmbët e saj të bronzta.
Ndërkohë, Hollie kishte zgjedhur një fustan sateni ngjyrë jeshile me taka të përshtatshme, duke mishëruar personazhin e Elphaba-s. Amanda pozoi me krenari përkrah vajzës së saj më të vogël në Cineworld të Leicester Square, ku ishin të pranishme edhe yjet kryesore të filmit, Ariana Grande dhe Cynthia Erivo.
Filmi, që pritet të dalë në kinema më 21 nëntor, sjell përfundimin e historisë së dashur për dy shtrigat e famshme të Oz-it dhe bazohet në muzikalin e suksesshëm që u shfaq për herë të parë në vitin 2003.