Ariana Grande dhe Ethan Slater ende bashkë, pavarësisht distancës në premierën e “Wicked”

Bota e Yjeve

Ariana Grande dhe Ethan Slater ende bashkë, pavarësisht distancës në premierën e “Wicked”

Nga: A.SH Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 11:03
Ariana Grande dhe Ethan Slater

Ariana Grande dhe aktori Ethan Slater duket se vazhdojnë të jenë bashkë, edhe pse u panë të qëndronin larg njëri-tjetrit gjatë premierës së filmit Wicked.

Sipas mediave britanike, dyshja ka përjetuar një “ribashkim sekret” në hotelin e këngëtares në Londër, mes spekulimeve për një ndarje të mundshme.

Burime pranë çiftit kanë thënë se marrëdhënia e tyre “vazhdon të jetë e fortë”, edhe pse ata po përpiqen ta mbajnë profilin e ulët gjatë promovimit të filmit.

Image
Ariana Grande dhe Ethan Slater

Grande dhe Slater u lidhën gjatë xhirimeve të Wicked dhe janë përballur me vëmendje të madhe publike që prej fillimit të romancës së tyre.

Image
Ariana Grande
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat