Nga Dua Lipa te Emily: Romain Gavras në një histori të re dashurie

Bota e Yjeve

Nga Dua Lipa te Emily: Romain Gavras në një histori të re dashurie

Nga: Bota sot Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 23:03
Emily Ratajkowski me regjisorin francez Romain Gavras

Emily Ratajkowski ka konfirmuar publikisht romancën e saj të re me regjisorin francez Romain Gavras.

Lidhja e tyre ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave, jo vetëm për shkak të famës së dyshes, por edhe për historikun e Gavras, i cili më parë ka qenë në një marrëdhënie me artisten me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një pamje intime dhe të natyrshme të çiftit, duke kaluar një mbrëmje të ngrohtë së bashku.

Image
Emily Ratajkowski me regjisorin francez Romain Gavras.

Në to shihen përkëdhelje të vogla, buzëqeshje të sinqerta dhe shikime që lënë të kuptosh se lidhja e tyre është e mbushur me mirësjellje dhe afeksion

Emily Ratajkowski njihet për rolet e saj në film dhe modë, Romain Gavras ka tërhequr vëmendje për regjimin e tij vizual të veçantë, duke krijuar një kombinim interesant mes dy personaliteteve të fuqishme dhe kreative.

Image
Emily Ratajkowski me regjisorin francez Romain Gavras.
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat