Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka shkëlqyer edhe një herë në një paraqitje të paharrueshme, këtë herë në një event ekskluziv të markës së njohur australiane të modës Zimmermann, të mbajtur në Los Angeles.
Me një fustan unik, me prerje të veçanta dhe detaje elegante, Rita la në fokus barkun e saj tepër të tonifikuar, duke marrë vëmendjen e fotografëve dhe të të ftuarve.
Veshja e saj e kombinuar me detaje minimaliste dhe qëndrim të sigurt konfirmoi edhe një herë statusin e saj si ikonë e stilit dhe guximit në modë.
Në të njëjtin event, e pranishme ishte edhe aktorja e njohur hollywoodiane Dakota Fanning, e cila kishte zgjedhur një pamje më klasike dhe tepër elegante, duke reflektuar finesë dhe thjeshtësi. Të dyja yjet u komentuan gjerësisht për stilin e tyre krejtësisht të ndryshëm, por po aq tërheqës.