Amanda Holden rrëmben vëmendjen me fustan të zi

Bota e Yjeve

Amanda Holden rrëmben vëmendjen me fustan të zi

Nga: A.SH Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 10:56
Amanda Holden

Amanda Holden ka qenë në qendër të vëmendjes në eventin bamirës “Global’s Make Some Noise”, duke shkëlqyer me një fustan të zi prej dantelle, tejet elegant dhe me prerje shumë të shkurtër që theksonte këmbët e saj.

Prezantuesja britanike u paraqit me shumë stil dhe vetëbesim, duke e cilësuar veten si një nga figurat më të komentuar të mbrëmjes.

Holden u shoqërua nga koleget Ashley Roberts dhe Kate Garraway, të cilat gjithashtu sollën elegancë dhe shkëlqim në tapetin e kuq. Ndërsa Ashley Roberts zgjodhi një look modern e plot energji, Kate Garraway u shfaq me klas dhe finesë tradicionale.

Image
Amanda Holden

Eventi i Global synon mbështetjen e kauzave bamirëse në mbarë Britaninë, dhe prania e yjeve të njohura si Holden, Roberts dhe Garraway i dha ngjarjes një atmosferë të veçantë shkëlqimi dhe humanizmi.

Image
Amanda Holden
Image
Amanda Holden
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat