Emily Ratajkowski shfaq linjat e saj mahnitëse teksa pozon me tanga

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski shfaq linjat e saj mahnitëse teksa pozon me tanga

Nga: M.L. Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 15:42
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski shfaqi linjat e saj mahnitëse teksa pozoi me tanga në Instagram të mërkurën.

Modelja, 34 vjeç, nuk la shumë vend për imagjinatë ndërsa ekspozoi figurën e saj me një set të kuq prej 46 £ nga Lounge – një bralette dhe tanga të njëjta.

Duke i lënë flokët e errët të lirë, Emily u kthye me shpinë kah kamera, duke treguar format e saj ndërsa pozonte me vetëbesim për fotografitë joshëse.

Image
Emily Ratajkowski

Në një foto të dytë, aktorja e “Gone Girl” veshi një palë të brendshme të gjera sportive gri, duke i mbajtur ato ulët në ije për të zbuluar tangat poshtë tyre.

Kjo vjen pasi Emily e bëri publike romancën e saj të re të dielën mbrëma me disa skena të nxehta përkëdheljesh me regjisorin Romain Gavras.

Image
Emily Ratajkowski

Aktorja u pa e dashuruar me Romain teksa ata mbanin duart dhe shkëmbenin puthje në New York City.

Emily u fotografua duke u puthur me regjisorin francez 44-vjeçar, i cili më parë ka qenë në një lidhje të shumëpërfolur me këngëtaren pop Dua Lipa.

Image
Emily

Dalja e tyre romantike duket të jetë hera e parë që të dy shfaqen së bashku në fotografi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat