Nathalie Emmanuel dhe Ashley James shkëlqyen me paraqitjet e tyre plot stil, teksa udhëhoqën atmosferën glamuroze në festën e 10-vjetorit të Choose Love, të mbajtur të enjten në Londër.
Aktorja britanike Nathalie, 36 vjeçe, dukej thjesht mahnitëse me një jumpsuit të artë me lente që binte në sy falë dekoltesë së thellë, ndërsa pozonte para eventit të organizuar në prestigjiozen Royal Albert Hall, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Veshja e saj glamuroze kishte një prerje halterneck, një siluetë që i theksonte format dhe ndriçohej tërësisht nga lente të arta që pasqyronin dritën.
Ylli i “Game of Thrones” e plotësoi look-un me taka të argjendta me majë dhe një çantë të vogël po ashtu në ngjyrë argjendi, të zbukuruar me një rrip me perla.
Ndërkohë, Ashley, 38 vjeçe, dukej fantastike me një bustier metalik ngjyrë ari, në stil korseti, të kombinuar me pantallona elegante të zeza me prerje të gjerë teksa mbërriti në event.
Duke pozuar me vetëbesim para kamerave, prezantuesja mbante me vete një kopertë të zezë elegante për gjërat e domosdoshme dhe e kompletoi pamjen me vathë të mëdhenj të artë dhe një byzylyk të trashë statement.