Supermodelja izraelite Bar Refaeli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja, ku shfaqet duke pozuar me një bikini të kuqe tejet tërheqës.
Në imazhet e publikuara, 39-vjeçarja duket në super formë, ndërsa pozon me vetëbesim dhe elegancë, duke e vënë në pah siluetën e saj të tonifikuar.
Fansat kanë mbushur rrjetet sociale me komente pozitive, duke e komplimentuar për pamjen dhe stilin e saj.
Refaeli vazhdon të mbetet një nga figurat më të njohura në botën e modës, dhe postimet e saj në rrjetet sociale shpesh marrin mijëra pëlqime në pak minuta.