Kylie Jenner në bikini sexy, si mesazh për Timothee Chalamet pas 6 javësh larg

Bota e Yjeve

Kylie Jenner në bikini sexy, si mesazh për Timothee Chalamet pas 6 javësh larg

Nga: M.L. Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 17:30
Kylie Jenner

Kylie Jenner u shfaq me një bikini me fije ngjyrë argjendi të shndritshme në imazhet e reja të postuara në Instagram të hënën në mëngjes.

Ylli i reality TV dukej sensacionale me kostumin minimal, i cili nxirrte në pah linjat e saj shumë të tonifikuara, ndërsa ajo duket të jetë në formën më të mirë të jetës falë një rutine të re stërvitjeje.

28-vjeçarja u fotografua si jashtë, në një hapësirë patioje, ashtu edhe në dush për një set sensual fotografik.

Image
Kylie Jenner

Çuditërisht, ajo mbante unaza martese me diamante si në dorën e djathtë, ashtu edhe në të majtën.

Fansat mendojnë se miliarderja e kozmetikës po përpiqej t’i tregonte të dashurit të saj, Timothee Chalamet, 29 vjeç – me të cilin ishte ndarë dhe më pas ishte ribashkuar, ka raportuar Daily Mail – se çfarë po humb, pasi ata nuk janë parë së bashku prej gjashtë javësh.

Image
Kylie Jenner

Herën e fundit që janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit ka qenë më 8 tetor, kur ishin në tribuna për ndeshjen e katërt mes Yankees dhe Toronto Blue Jays në stadiumin Yankee në New York City.

Tifozja e zjarrtë e sportit u pa duke brohoritur dhe duartrokitur për ekipin e saj. Në një moment, ai madje u shfaq në ekranin gjigant, duke bërtitur: “Yanks në 5! Hajde!”

Çifti, i njohur për shfaqjet publike të afeksionit, këtë herë në mënyrë të papritur u tregua shumë i përmbajtur, pa asnjë shfaqje dashurie përpara kamerave.

Para kësaj, ata u panë duke shkuar në after party-n e premierës së filmit të ri të Chalamet, Marty Supreme, në Festivalin e 63-të të Filmit të New York-ut, në Alice Tully Hall, Lincoln Center.

Image
Kylie Jenner

Të dy kanë qenë shumë të zënë. Gjatë verës, ikona e filmit ka kaluar kohën në Budapest, ku po xhiron Dune: Part Three, ndërsa Jenner ka punuar në koleksionet e reja të Khy.

Daily Mail ka raportuar se nëna e dy fëmijëve “udhëton fshehurazi për ta parë sa herë që mundet”.

Një burim ka zbuluar: “Ajo e ndihmon sa të mundet, si p.sh. i jep hapësirë për të punuar dhe e mban avionin e saj privat në gatishmëri nëse atij i duhet të udhëtojë diku me urgjencë.”

Image
Kylie Jenner

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat