Hugh Jackman po çon marrëdhënien e tij me Sutton Foster në një tjetër nivel!

Bota e Yjeve

Hugh Jackman po çon marrëdhënien e tij me Sutton Foster në një tjetër nivel!

Nga: Bota sot Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 23:34
Hugh Jackman, Sutton Foster

Hugh Jackman e bëri zyrtare lidhjen e tij me Sutton Foster në Instagram! Të martën, aktori postoi një foto dhe video ku Sutton performon në Café Carlyle në New York. Ai e shoqëroi postimin me fjalët: “@suttonlenore duke performuar gjatë festave në @cafecarlyle … kjo është një natë ikonike në NYC! Dhe, me të vërtetë magjike.”

Ky postim vjen vetëm një muaj pasi çifti shfaqen për herë të parë në tapetin e kuq së bashku në premierën e filmit të ri të Jackman, Song Sung Blue, gjatë AFI Fest. Marrëdhënia e tyre u bë publikisht e njohur në janar, kur u panë duke mbajtur dorë për dore gjatë një darke në Los Angeles.

Fotot e kapura nga revista People treguan çiftin duke buzëqeshur teksa arrinin në një restorant në Santa Monica.

Image
Sutton Foster

Hugh kishte veshur një këmishë gri me xhinse të bardha dhe një jakë të errët, ndërsa Sutton shkëlqente me një fustan të gjatë jeshil, taka dhe një pallto bezhë.

Dy yjet u njohën fillimisht profesionalisht gjatë punës së tyre në produksionin e vitit 2022, The Music Man, dhe duket se kimia e tyre jashtë skenës është po aq e fortë sa në skenë.

Image
Sutton Foster
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat