Alessandra Ambrosio shkëlqen me bikini në Brazil, ndërsa karriera dhe romanca e saj lulëzojnë

Bota e Yjeve

Alessandra Ambrosio shkëlqen me bikini në Brazil, ndërsa karriera dhe romanca e saj lulëzojnë

Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 23:54
Alessandra Ambrosio

Alessandra Ambrosio, 44 vjeçe, ka tërhequr sërish vëmendjen teksa ka pozuar me bikini të bardha nga linja e saj GAL Floripa, të krijuar së bashku me motrën dhe miken e saj.

Supermodelja braziliane po promovonte ofertat e Black Friday, ku koleksioni i rrobave të banjës arrin deri në 70% zbritje.

Në videon dhe fotografitë e realizuara në Brazil, Ambrosio shfaqet në super formë, duke rikujtuar pse vazhdon të mbetet ndër ikonat më të mëdha të modelimit, shkruan DailyMail.

Image
Alessandra Ambrosio

Kjo paraqitje vjen pak kohë pasi ajo u rikthye në skenën e Victoria’s Secret.

Paralelisht me suksesin profesional, modelja po përjeton edhe një romancë të lumtur me partnerin e saj, stilistin Buck Palmer.

Image
Alessandra Ambrosio

Sipas burimeve për Daily Mail, lidhja e tyre është bërë shumë serioze dhe dyshja janë “të dashuruar marrëzisht”, madje nuk përjashtohet mundësia e martesës në të ardhmen.

Ambrosio dhe Palmer u bënë zyrtarisht çift në Instagram në dhjetor 2024, dhe prej asaj kohe burime të afërta tregojnë se modelja e sheh këtë lidhje si një nga më të qëndrueshmet e jetës së saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat