Rita Ora magjepsi publikun në tapetin blu të mbushur me yje gjatë mbrëmjes së së hënës në Fashion Awards.
Këngëtarja u sigurua të binte në sy mes një morie personazhesh të veshur me stil, duke zgjedhur një fustan provokues ngjyrë argjendi.
E zakonshme në këtë event, Rita shkëlqeu me një fustan të ngushtë trupor me një dekolte tejet të guximshme, që vinte në pah fizikun e saj mbresëlënës, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Ajo e kompletoi pamjen ultra-moderne me flokë të krehur pas dhe grim të mprehtë nga Charlotte Tilbury, teksa pozonte në tapetin blu të Royal Albert Hall.
Këtë vit, ceremonia drejtohet nga aktori Colman Domingo, i cili i bëri nder trashëgimisë britanike të eventit duke u shfaqur në tapetin e kuq me një veshje Burberry.
E konsideruar si një ndër mbrëmjet më të rëndësishme të kalendarit të modës, eventi nderon disa nga emrat dhe fytyrat më të shndritshme të industrisë globale — duke festuar ikonat e njohura dhe dizajnerët e rinj në ngjitje.