Helen Flanagan shpërthen në shkëlqim dhe vetëbesim — as kritikat nuk e ndalin dot

Bota e Yjeve

Helen Flanagan shpërthen në shkëlqim dhe vetëbesim — as kritikat nuk e ndalin dot

Nga: A.M Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 12:15
Helen Flanagan

Helen Flanagan ka ndarë një set të ri fotosh magjepsëse, pak ditë pasi mbrojti vendimin e saj për t’u larguar nga aktrimi dhe për t’u fokusuar te modelingu.

Aktorja e njohur nga “Coronation Street” shfaqet mahnitëse në koleksionin festiv të Ann Summers, e veshur me një këmishë të tejdukshme të kuqe.

Ajo i publikoi me krenari fotot në Instagram, vetëm disa ditë pasi iu kundërpërgjigj komenteve negative nga ndjekës që kanë kritikuar ndryshimin e saj të karrierës, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Helen Flanagan

Helen, 35 vjeçe, interpretoi rolin e Rosie Webster në Coronation Street për 18 vite, pasi debutoi në serial në moshën vetëm nëntëvjeçare, në vitin 2000.

Ajo u largua nga produksioni në vitin 2018 dhe më pas u orientua drejt modelingut dhe një karriere të suksesshme në emisionet e realitetit.

Image
Helen Flanagan

Helen ka këmbëngulur se zgjedhja e saj për t’u marrë me modelling dhe për të marrë pjesë në një sërë programesh të takimeve nuk e bën “aspak më pak aktore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat