Aktorja e njohur Zoe Saldaña ka tërhequr vëmendjen e gjithë tapetit të kuq në premierën madhështore të filmit “Avatar: Fire and Ash” në Paris. Ylli hollivudian u shfaq tepër elegante me një fustan të zi klasik, të prerë në mënyrë perfekte për të theksuar finesën dhe stilin e saj karakteristik.
Saldaña u bashkua me kolegët e kastit, të cilët po ashtu shkëlqyen gjatë eventit, ndërsa fansat dhe mediat u mblodhën për të parë nga afër protagonistët e kapitullit të ri të ekskluzivitetit të njohur.
Atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa ekipi i filmit ndau momente të ngrohta dhe buzëqeshje me publikun.
Premiera në kryeqytetin francez shënon një tjetër hap të rëndësishëm në promovimin global të filmit, i cili pritet të sjellë emocione të reja dhe teknologji të avancuar vizuale, që tashmë janë bërë sinonim i sagës “Avatar”.
Zoe Saldaña, e cila prej vitesh është një nga fytyrat kryesore të universi të Avatar, konfirmoi edhe një herë statusin e saj si ikonë e elegancës dhe stilit në tapetin e kuq.