Amanda Seyfried e cilëson socializmin si një “ide të bukur”, pas debatit për komentet ndaj Charlie Kirk

Bota e Yjeve

Amanda Seyfried e cilëson socializmin si një “ide të bukur”, pas debatit për komentet ndaj Charlie Kirk

Nga: A.SH Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 07:47
Amanda Seyfried

Aktorja e njohur hollywoodiane Amanda Seyfried ka ndezur sërish debatet publike, duke e quajtur socializmin një “ide të bukur”.

Kjo deklaratë vjen vetëm disa ditë pasi ajo refuzoi të kërkonte falje për komentet e saj rreth aktivistit konservator Charlie Kirk, të cilat u interpretuan nga disa si provokuese.

Seyfried ka theksuar se beson në vlera që synojnë barazinë dhe drejtësinë sociale, duke shtuar se idetë e saj politike janë pjesë e bindjeve personale.

Image
Amanda Seyfried

Pavarësisht reagimeve të shumta në rrjete sociale dhe media, aktorja ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimet e saj apo të ndryshojë deklaratat e mëparshme.

Image
Amanda Seyfried
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat