Kris Jenner feston Krishtlindjet me Lauren Sanchez Bezos dhe Khloé Kardashian

Bota e Yjeve

Kris Jenner feston Krishtlindjet me Lauren Sanchez Bezos dhe Khloé Kardashian

Nga: A.SH Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 07:12
Kris Jenner nga festa

Kris Jenner ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga festa e Krishtlindjeve. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet në shoqërinë e Lauren Sanchez Bezos dhe vajzës së saj, Khloé Kardashian.

“Më pëlqen shumë të kaloj kohën e Krishtlindjeve me këto të dyja! ❤️🎅🏽🎄” – ka shkruar Jenner.

Fotoja ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, duke nxitur komente të shumta dhe reagime pozitive. Prania e Lauren Sanchez Bezos, partneres së miliarderit Jeff Bezos, krahas familjes Kardashian-Jenner, ka shtuar edhe më shumë interes rreth këtij momenti festiv.

Image
Fotot nga takimi

Familja Kardashian-Jenner njihet për festimet e tyre luksoze dhe postimet e kuruara gjatë festave, të cilat çdo vit bëhen virale në rrjetet sociale.

Image
Foto nga takimi
Image
Festa
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat