Kylie Minogue ka ndarë atmosferën festive me fansat të mërkurën, duke u shfaqur me një kostum seksi të Babagjyshit, pasi arriti për herë të parë në karrierën e saj vendin e parë në klasifikimin britanik të këngëve të Krishtlindjes.
Këngëtarja australiane, 57 vjeçe, dukej mahnitëse teksa pozonte në Instagram e veshur me një xhaketë kadifeje të kuqe të ndezur, me kapuç dhe detaje prej gëzofi artificial të bardhë, e cila hapej në formë fundi mini.
Xhaketa ishte e shtrënguar në bel me një rrip të gjerë prej lëkure të zezë me shkëlqim, duke vënë në pah format e saj elegante, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Ajo e kompletoi pamjen joshëse – të njëjtën që shfaqet edhe në videoklipin e saj “XMAS” – me geta me vija të kuqe e të bardha dhe çizme të zeza prej lëkure deri te gjuri.
E pozicionuar përpara një peme Krishtlindjeje vezulluese, me dyshemenë të mbuluar me borë artificiale, Kylie tha në video:
“Gëzuar Krishtlindjet, të dashur! Shpresoj të po kaloni një kohë të mrekullueshme dhe ju dërgoj shumë dashuri.”
Në përshkrimin e videos, ajo shtoi:
“Gëzuar Krishtlindjet dhe festa të bukura për të gjithë! Duke ju dërguar GJITHË dashurinë ❣️”