Bleona Qerreti ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale me një paraqitje elegante dhe plot stil.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet me një look të guximshëm dhe vetëbesim të theksuar, duke përcjellë edhe një mesazh domethënës.
“Nuk ka të bëjë me zhurmën. Ka të bëjë me qëndrimin në këmbë”, ka shkruar ajo krahas postimit, duke lënë të kuptohet se suksesi dhe prania e saj burojnë nga forca e karakterit dhe qëndrimi i palëkundur.
Fotot janë mirëpritur nga fansat, të cilët kanë reaguar me komente pozitive për stilin dhe energjinë që ajo transmeton.