Dafina Zeqiri falënderon publikun pas dy netëve të “Supernovës”

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri falënderon publikun pas dy netëve të “Supernovës”

Nga: A.SH Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 08:13
Dafina Zeqiri

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar pas dy netëve koncertale të mbajtura në fund të dhjetorit, duke i cilësuar ato si momente që i ngrohën zemrën përgjithmonë.

Ajo u shpreh mirënjohëse për dashurinë e publikut, ekipin, band-in dhe orkestrën, duke theksuar se muzika është forcë që ndjehet dhe buron nga shpirti.

Dafina premtoi se “Supernova” nuk përfundon këtu, por do të vazhdojë me më shumë netë, dashuri dhe kujtime të reja nën yje.

Postimi i Dafinës:

Dy netë dimri të ftoftë, që ngrohën zemrën time përgjithmonë!

Image
Dafina Zeqiri

Muzika nuk është forcë që shihet, është forcë që ndjehet. Nuk kërkon perfeksion por kërkon shpirt e shumë dashni. Dhe kjo bindje mu dëshmua edhe njëherë përmes dashnisë së pa masë që më keni dhuru në këto dy netët e fundit të dhjetorit të ftohtë, që ngrohën zemrën time përgjithmonë.

Muzika është forca që m’ka përcjellë përgjatë gjithë karrierës dhe jetës sime, dhe është forca që dua të ndajë me të gjithë ju sepse të gjithë kemi nevojë për një za që flet me tingujt e zemrës. Prandaj jam në skenë, prandaj do të jem në skenë.

Image
Dafina Zeqiri

Jam pafundësisht mirënjohëse për të gjithë që u bashkuat në manifestimin e Supernovës. Jam pafundësisht mirënjohëse për band-in tim, orkestrën, vokalistët, por mbi të gjitha ekipin fantastik me të cilët dhamë gjithçka nga vetja për ju. Çdo sekondë që kaluam së bashku në skenë ishin momente kremtimi të një rrugëtimi të gjatë, me sfida, por edhe me shumë dashni e kujtime që ndërtuam bashkë me juve. E di që hapësira e lokacionit të ri të koncertit nuk mjaftoi për të ju përgjigjur të gjitha kërkesave tuaja, por në rrethanat e krijuara dhe përgjegjësive që kemi për proceset e rëndësishme shoqërore si zgjedhjet demokratike, ishte opsioni i vetëm për të siguruar kapacitetin e biletave të shitura. Përkundër kësaj, ju na dëshmuat se hapësira nuk është asnjëherë pengesë për përformancat si këto të dy netëve të fundit, që ishin përfomanca të sinqerta dhe buruan nga shpirti e prandaj ishin e do të mbeten të veçanta për mua.

Dhe ky nuk është fundi. Është kremtim dhe premtim për më shumë netë si këto, për më shumë dashni e mbi të gjitha për më shumë kujtime që kemi me ndërtu bashkë! Supernova nuk shuhet por lë gjurmë për më shumë netë nën yje.

Image
Dafina Zeqiri

Shihemi së shpejti!

Ju dua pafundësisht!

E juaja, Dafina

Image
Dafina Zeqiri
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat