Lela Seferi shkëlqen në veshje tradicionale shqiptare

Bota e Yjeve

Lela Seferi shkëlqen në veshje tradicionale shqiptare

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 20:09
Lela Seferi

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj më të fundit.

Aty, ajo është shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.

Në fotografitë e publikuara, Lela shihet e veshur me një kostum tradicional, i cili spikat për detajet artizanale dhe elementet autentike të trashëgimisë shqiptare.

Image
Lela Seferi

Paraqitja e Lelës është vlerësuar gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë reaguar me komente pozitive dhe komplimente për zgjedhjen e saj për të promovuar vlerat tradicionale.

Ajo ka treguar edhe një herë lidhjen e saj me kulturën dhe identitetin kombëtar, duke i dhënë një mesazh pozitiv ruajtjes dhe promovimit të traditave shqiptare.

Image
Lela Seferi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat