Demi Lovato duket se po shijon plotësisht “eran e bikinive”, teksa ndau disa “fragmente të padukshme” të saj në rroba banje për të përkujtuar vitin që lamë pas dhe për të mirëpritur Vitin e Ri.
Ylli 33-vjeçar i muzikës pop u shfaq topless në një foto teksa merrte rreze dielli gjatë muajit të mjaltit në ishullin Bora Bora të Polinezisë Franceze, në qershor të vitit të kaluar.
Lovato tregoi figurën e saj të hollë 5ft3in (rreth 1.60 m) me një bikini të zezë me dekorime të argjendta dhe shkëlqyese.
Në një tjetër foto, dy herë e nominuar për Grammy luante me bishtin e flokëve teksa ishte pranë pishinës duke veshur një kostum banje të bardhë pa shpinë.
Gjatë pesë viteve të fundit, Lovato ka transformuar trupin e saj duke humbur, sipas raporteve, 50 paund (rreth 23 kg), dhe shumë besojnë se e ka arritur këtë duke përdorur një ilaç GLP-1 agonist trendy, si Ozempic.