Dua Lipa feston Vitin e Ri me të fejuarin e saj, teksa shkfaqet plot zjarr me një xhaketë prej 7 mijë paundësh

Bota e Yjeve

Dua Lipa feston Vitin e Ri me të fejuarin e saj, teksa shkfaqet plot zjarr me një xhaketë prej 7 mijë paundësh

Nga: M.L. Më: 2 janar 2026 Në ora: 15:38
Dua Lipa

“Faleminderit që ma bëtë vitin e kaluar kaq të veçantë ☆ Jam e emocionuar ta bëj këtë vitin më të mirin deri tani ☆!!!!!”

Fotot argëtuese vijnë pasi Dua reflektoi për vitin e saj shumë të ngarkuar me një postim në Instagram gjatë fundjavës.

Të dielën, ajo ndau një përmbledhje fotosh nga viti 2025, duke hedhur një vështrim pas në 12 muajt e fundit, përfshirë edhe një foto të unazës së saj të fejesës që shkëlqen, me vlerë 25 mijë paund.

Image
Dua dhe Callum

Dua deklaroi se jeta “thjesht po bëhet gjithnjë e më e mirë”, ndërsa pozonte me aktorin Callum dhe dukej më e dashuruar se kurrë.

Diamanti mahnitës mbi një unazë elegante prej ari të trashë dominonte imazhin, teksa ajo ishte e përqafuar me partnerin e saj.

Fotot e tjera në album e shfaqnin atë duke pozuar prapa skenave të turneut të saj Radical Optimism, me balerinët, si dhe duke festuar ditëlindjen.

Ajo shkroi në mbishkrim: “disa gjaaaëra nga 2024 në një përmbledhje të 2025 ~ më duket se ky vit është dokumentuar shumë mirë, ndaj ja disa gjëra që nuk mendoj se i kam postuar??? ose ndoshta (me shumë gjasë) i kam postuar, por bëni sikur nuk i keni parë. GATI PËR 2026 – VETËM PO BËHET MË MIRË!!!!!”

Image
Moment nga festa

Dua dhe Callum nisën lidhjen e tyre në janar të vitit 2024, ndërsa çifti konfirmoi fejesën në qershor të vitit të kaluar.

Së fundmi, Callum foli hapur për romancën e tij me të fejuarën Dua, duke thënë se ajo është “gruaja më e bukur në botë”.

Image
Moment nga festa

Në një intervistë për The Times Style, ai dha detaje për takimin e tyre të parë.

Ai zbuloi gjithashtu “rregullin” që çifti ka, i cili u lejon të ruajnë marrëdhënien pavarësisht agjendave të ngarkuara dhe distancës mes tyre.

Callum shpjegoi se kishin pasur “ndoshta dy, tre, katër, pesë raste të humbura” gjatë kohës kur mund të ishin takuar, por nuk u përputhën, përpara se më në fund ta gjenin njëri-tjetrin.

Ai tha: “Kishte shumë gjëra të tilla dhe pastaj, kur të dy ishim në gjendje, të dy ishim beqarë e kështu me radhë, thjesht mendova se ajo ishte gruaja më e bukur në botë.”

Aktori kujtoi se si mes tyre u krijua menjëherë një lidhje e veçantë gjatë një daljeje për pije, për ditëlindjen e një miku të përbashkët.

Ata po rrinin ulur pranë njëri-tjetrit dhe kuptuan se të dy kishin lexuar nga një kapitull të së njëjtës novelë, Trust të Hernan Diaz.

Callum tregoi: “Në versionin filmik të kësaj, unë do të shikoja nga qielli dhe do të thosha: të dëgjoj. E kuptoj. Shenjat janë të qarta, mos u shqetësoni. Dhe ky ishte vërtet momenti i parë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat