Hailey Bieber shkëlqen në të brendshme, teksa rikrijon ikonën Gisele Bündchen

Bota e Yjeve

Hailey Bieber shkëlqen në të brendshme, teksa rikrijon ikonën Gisele Bündchen

Nga: M.L. Më: 7 janar 2026 Në ora: 16:41
Hailey Bieber

Hailey Bieber u ka treguar edhe një herë fansave pse ajo është një nga supermodelet më të mëdha.

Të mërkurën, bashkëshortja e Justin Bieber u pa duke pozuar me të brendshme sateni provokuese në ngjyra rozë të zbehtë dhe të zezë me pika.

Fushata është për Victoria’s Secret, teksa marka po intensifikon përgatitjet për shitjet e Ditës së Shën Valentinit, e cila për këtë brend konsiderohet si Super Bowl-i i industrisë së të brendshmeve.

Image
Hailey Bieber

Bukuroshja me origjinë nga Arizona u pa duke lyer thonjtë e këmbëve, e ulur te sirtari i poshtëm i një komode antike ngjyrë kafe, ndërsa pozonte me të brendshmet elegante.

Ishte një rikrijim i së njëjtës pozë që Gisele Bündchen kishte realizuar për markën shumë vite më parë.

Në reklamë, kompania e quan Bieber “mbretëreshën e zemrave” për Ditën e Shën Valentinit. Fushata është quajtur “A Very VS Valentine’s”.

Ky është një largim i madh nga drejtimi “woke” që Victoria’s Secret kishte ndjekur disa vite më parë dhe që nuk arriti të tërhiqte fansat. Pas këtij zhgënjimi, kompania është rikthyer te imazhi i saj hiperseksi.

Image
Hailey Bieber

Kjo vjen pasi ylli ka treguar se përpiqet ta veshë djalin e saj me rroba “të lezetshme”, por “jo shumë të ekzagjeruara”.

Modelja 29-vjeçare mundohet të gjejë veshje “të qeta, të relaksuara” për djalin 14-muajsh që ka me yllin e popit Justin Bieber, Jack, pasi sipas saj shumica e rrobave për bebe kanë “shumë gjëra që ndodhin njëkohësisht”.

Image
Hailey Bieber

Duke folur për revistën GQ në GQ Men of the Year Awards 2025, ajo tha:

“Thjesht e vesh me gjëra që mua më duken të lezetshme, por jo shumë të theksuara.

Image
Hailey Bieber

Mendoj se shumë rroba për bebe kanë shumë printime, shumë kafshë, shumë detaje.

Prandaj gjithmonë përpiqem të gjej veshje të qeta, të relaksuara – tuta, bluza të gjera dhe hoodies.”

Hailey gjithashtu e sheh si “shumë të ëmbël” momentin kur Justini 31-vjeçar e vesh djalin sipas stilit të tij. Ajo shtoi:

“Dhe, sigurisht, babai e vesh shpesh si veten e tij. Është shumë e lezetshme.”

Image
Hailey Bieber

Sa i përket pamjes së saj, Hailey pëlqen që lëkura e saj të duket si një “donut i glazuruar”.

Kur u pyet nga prezantuesja e tapetit të kuq të GQ, Quenlin Blackwell, se si është të kesh “lëkurë kaq të shndritshme”, ajo i tha revistës:

“Të dukesh si një donut i glazuruar është gjëja ime e preferuar, ndaj thjesht përpiqem gjithmonë ta mbaj lëkurën të hidratuar dhe me shkëlqim.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat