Ylli i reality show-t dhe prezantuesja britanike, Olivia Attwood, ka nxitur spekulime të reja rreth jetës së saj personale pasi është parë së fundmi pa unazën e martesës.
Pamjet kanë bërë xhiron e mediave rozë, duke rikthyer vëmendjen te raportet e saj të kaluara dhe projektet televizive që lidhen me to.
Sipas mediave britanike, zhvillimi vjen në të njëjtën kohë kur është zbuluar se ish-i i saj, futbollisti Bradley Dack, është “i tërbuar” me mënyrën se si është portretizuar në filmin që trajton ndarjen e tyre. Burime pranë tij kanë thënë se Dack ndihet i padrejtësuar dhe i zhgënjyer që në ekran është paraqitur si “djali i keq” i historisë.
Ndërkohë, Attwood nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve, por paraqitja e saj pa unazë ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet për krisje në jetën e saj martesore. Çifti, i cili shpesh ka ndarë momente nga jeta private në rrjete sociale, ka qenë deri tani mjaft i rezervuar ndaj komenteve të fundit.
Mbetet të shihet nëse Olivia do të thyejë heshtjen apo nëse këto janë thjesht spekulime të radhës nga bota e showbiz-it.