Helen Flanagan u shfaq mahnitëse me një fustan të kuq që i theksonte linjat trupore, teksa shkëlqeu në ceremoninë e nënshkrimit të librave për autobiografinë e saj të re rrëfimtare.
Aktorja 35-vjeçare u paraqit me një veshje glamuroze, ndërsa kaloi ditën duke nënshkruar libra dhe duke takuar fansat.
Në autobiografinë e saj të sapo publikuar, “Head & Heart: Break-ups, Breakdowns And Being Rosie”, Helen ka bërë një sërë rrëfimesh tronditëse.
Ajo ka folur hapur për “konfuzionin që ndjeu rreth seksualitetit të saj” gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Celebs Go Dating”.
Flanagan zbulon se këto mendime i kishte diskutuar gjatë paraqitjes në emision, por më vonë u kishte kërkuar drejtuesve të televizionit që ato skena të hiqeshin nga transmetimi.
Në një nga kapitujt e librit, ajo shkruan për panikun që përjetoi gjatë xhirimeve të reality show-t në vitin 2024, pasi kishte frikë se “do ta zhgënjente nënën e saj” për shkak të diskutimit publik mbi seksualitetin e saj.