Angelina Jolie tërheq vëmendjen me pamjen e saj elegante në Paris

Bota e Yjeve

Angelina Jolie tërheq vëmendjen me pamjen e saj elegante në Paris

Nga: A.M Më: 9 shkurt 2026 Në ora: 23:01
Angelina Jolie

Angelina Jolie shkëlqeu në një fustan të zbukuruar me gurë gjatë premierës së filmit Couture në Pathe Palace në Paris, të hënën.

Aktorja 50-vjeçare, e cila luan rolin e Maxine Walker në filmin që do të dalë më 18 shkurt, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq.

Angelina dukej jashtëzakonisht elegante në fustanin e gjatë transparent, i zbukuruar me sequins, të cilin e kombinoi me taka të larta të zeza stileto. Pamjen e saj të mrekullueshme e kompletoi me një blowout të shkëlqyer dhe voluminoz, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Angelina Jolie

Filmi ndjek Maxine-n teksa mbërrin në Paris për të realizuar një video për një event mode.

Megjithëse nuk ka shumë interes për industrinë e modës, Maxine ka nevojë për paratë, pasi po kalon një divorç, ka një vajzë adoleshente dhe po përgatitet për të realizuar filmin e saj të ardhshëm.

Image
Angelina Jolie
Image
Angelina Jolie
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat