Priyanka Chopra shkëlqen në fotosesionin e ri – rrëfen për karrierën, filmat e ardhshëm dhe jetën me Nick Jonas

Bota e Yjeve

Priyanka Chopra shkëlqen në fotosesionin e ri – rrëfen për karrierën, filmat e ardhshëm dhe jetën me Nick Jonas

Nga: Bota sot Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 21:08
Priyanka Chopra

Priyanka Chopra shkëlqeu në fotosesionin e saj më të ri.

Aktorja u kujtoi fansave se sa mahnitëse duket ende në moshën 43-vjeçare, teksa modeloi një fustan të artë me dekolte shumë të theksuar dhe transparent, gjatë një seti fotografik të realizuar nga Richie Shazam për revistën Variety.

Ylli është shumë e kërkuar këto ditë, pasi zhvillon karrierën e saj si në Hollywood ashtu edhe në Bollywood.

Image
Priyanka Chopra

Ish-Miss Bota – e njohur për rolin në serialin “Quantico”, për paraqitjen në “The Matrix Resurrections” dhe si producente e filmit “The White Tiger” – vazhdon të realizojë filma edhe në Indi, ku gëzon popullaritet të jashtëzakonshëm dhe ku tregu është gjigant.

India aktualisht është tregu global me rritjen më të shpejtë për transmetimet online, me mbi 250 milionë persona që ndjekin video në platforma streaming çdo muaj.

Kjo do të thotë shumë projekte për bukuroshen. Ajo ka një film të ri, “The Bluff”, ku luan rolin e një piratjeje të shekullit XIX të quajtur Bloody Mary, si dhe pritet sezoni i dytë i serialit “Citadel”. Për më tepër, në horizont është edhe filmi indian “Varanasi”, i planifikuar për vitin 2027.

Image
Priyanka Chopra

Në intervistën e saj, ajo foli edhe për ndikimin e madh që martesa me Nick Jonas ka pasur në jetën e saj, si dhe për atë që adhuron më shumë tek këngëtari. Së bashku ata kanë një vajzë katërvjeçare, të quajtur Malti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat