Sydney Sweeney merr vëmendje, shfaqet seksi në reklamën e re

Bota e Yjeve

Sydney Sweeney merr vëmendje, shfaqet seksi në reklamën e re

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 21:55
Sydney Sweeney

Sydney Sweeney ka qenë e zënë duke promovuar linjën e saj të re të të brendshmeve SYRN, e cila debutoi muajin e kaluar dhe u prit me interes të madh.

Të enjten, aktorja e “Euphoria” u shfaq në një reklamë të re të guximshme në rrjetet sociale, me një bluzë të kuqe ku shkruhej “Martohu me mua, fluturo lirë”, në një temë të frymëzuar nga Dita e Shën Valentinit.

Ajo nxori në pah reçipetat e bardha me dizajn të veçantë dhe pantallonat e shkurtra të kuqe, të cilat i hoqi për të zbuluar bokseret e bardha, shkruan DailyMail.

Image
Sydney Sweeney

Sweeney u shfaq e grimuar bukur, me flokët në valë të buta dhe një gjerdan ari me mbishkrimin “SYD”.

Marka SYRN pati sukses të menjëhershëm, me koleksionin Seductress që u shit brenda disa orësh.

Image
Sydney Sweeney

Ajo ka njoftuar rikthimin e stoqeve dhe zgjerimin në sektorin e bukurisë, me produkte të ardhshme për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikë.

Sweeney tha se e lançoi markën për të krijuar veshje që i përshtaten një game të bukur të llojeve të trupit dhe që gratë t’i veshin për veten e tyre, pa shpjegime dhe pa kërkim faljeje. 

Image
Sydney Sweeney
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat