Kim Kardashian u shfaq në Instagram të shtunën duke joshur 353 milionë ndjekësit e saj, teksa pozonte me të brendshme të zeza.
45-vjeçarja promovoi linjën e saj të të brendshmeve nga marka SKIMS, duke modeluar koleksionin Everyday Cotton.
Ajo vuri në pah barkun e tonifikuar dhe gjoksin e formësuar, teksa kishte veshur një bralette trekëndëshe me çmim 34 dollarë dhe një tanga të kombinuara prej 18 dollarësh.
Kardashian ishte zbathur ndërsa pozonte përpara një sfondi gri, me flokët e saj të gjatë dhe të errët që i binin mbi shpinë, stiluar nga Igor Rosales-Jackson.
Ajo dukej si gjithmonë shumë e bukur me një grim të lehtë të realizuar nga Ash K Holm.
Në përshkrimin e fotos, sipërmarrësja miliardere përdori vetëm një emoji zemër të zezë dhe etiketoi '@SKIMS'.