Hailey Bieber mezi mbulon gjoksin me një bluzë metalike në formë fluture

Bota e Yjeve

Hailey Bieber mezi mbulon gjoksin me një bluzë metalike në formë fluture

Nga: M.L. Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 15:57
Hailey Bieber

HAILEY Bieber ka pozuar pothuajse topless në një fotosesion seksi, duke veshur një bluzë shumë zbuluese që mezi i mbulonte gjoksin.

Modelja ka qenë mjaft e angazhuar kohët e fundit, duke u shfaqur me të brendshme në një reklamë dhe duke udhëtuar drejt Australisë për një angazhim pune.

Hailey, 29 vjeçe, ndau fotografi nga fotosesioni i saj i fundit me Vogue Australia, i cili do të dalë në treg më 2 mars, duke bërë që fansave t’u rrahë zemra më fort.

Image
HAILEY Bieber

Ajo pozoi me flokët në kaçurrela të lëshuara dhe me një stil qëllimisht të çrregullt.

Modelja, e cila u martua me Justin Bieber në vitin 2018, kishte veshur një bluzë të dizajnuar në formë fluture.

Image
HAILEY Bieber

Rripat e bluzës së strukturuar ishin zinxhirë argjendi, ndërsa vetë flutura dukej se ishte e punuar nga një lloj metali.

Nën insektin me krahë, gjoksi i Hailey-t ishte pjesërisht i dukshëm.

Image
HAILEY dhe Justin Bieber

Barku i saj i tonifikuar ishte plotësisht në pah në fotografi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat