Një vogëlushe po vjen: Audra Mari zbulon shtatzëninë e dytë

Bota e Yjeve

Një vogëlushe po vjen: Audra Mari zbulon shtatzëninë e dytë

Nga: Bota sot Më: 6 mars 2026 Në ora: 20:28
Audra Mari

Aktori i njohur Josh Duhamel dhe gruaja e tij, Audra Mari, po presin fëmijën e tyre të dytë.

Të enjten në mbrëmje, Audra njoftoi shtatzëninë e saj përmes Instagramit, duke shkruar: “Po shtojmë një vajzë në historinë tonë… Nuk mund të presim ta takojmë.”

Ajo publikoi gjithashtu foto bardh e zi ku duket barku i saj që po rritet me foshnjën.

Image
Audra Mari

Duhamel komentoi në postimin e bashkëshortes së tij: “Nuk mund të pres të takoj atë vogëlushen e ëmbël. Të dua, mami.”

Çifti është tashmë prindër të djalit Shepherd, 2 vjeç. Duhamel gjithashtu është baba i djalit Axl, 12 vjeç, nga martesa e tij e mëparshme me Fergie.

Image
Audra Mari

Vitit të kaluar, Duhamel kishte shprehur dëshirën për të pasur më shumë fëmijë me Mari, duke shprehur edhe shpresën për një vajzë. Ai i tha revistës People: “Shpresojmë të kemi një tjetër. Shpresojmë të jetë vajzë, ndoshta edhe djalë. Do të shohim.”

Duhamel ka pasur gjithmonë në mendje zgjerimin e familjes që nga viti 2018, dhe tani duket se ëndrra po bëhet realitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat