Jennifer Lopez po nis fazën e radhës të rezidencës së saj në Las Vegas, “The JLo Show”, këtë të premte në The Colosseum at Caesars Palace.
Sipas Daily Mail, artistja 56-vjeçare ka punuar pa ndërprerje për t’u përgatitur për shfaqjet e reja në qytetin e njohur si “Sin City”.
“Jennifer po provon ditë e natë për t’u siguruar që spektakli të jetë i jashtëzakonshëm, më i mirë se kurrë,” tha një burim për Daily Mail.
“Ajo po punon deri në 13 orë në ditë në një studio në North Hollywood, së bashku me balerinët e saj shoqërues, për t’u siguruar që të duket në formën më të mirë. Ajo gjithmonë thotë se dëshiron të jetë ‘më e mirë se dje’ – kjo është filozofia e saj.”
Lopez udhëtoi nga Los Angeles drejt Las Vegas të enjten në mbrëmje me avion privat.
Një tjetër arsye pse ajo po investon kaq shumë energji në këto shfaqje është dëshira që performanca e saj të konsiderohet ndër më të kërkuarat në Las Vegas.
“Kohët e fundit të gjithë po shkojnë te Sphere, që është atraksioni më i madh i qytetit. Por ajo dëshiron të dëshmojë se një koncert më klasik në Colosseum mbetet ende vendi ku duhet të jesh,” shtoi burimi.