Miley Cyrus rikthen ikonën e fëmijërisë me këshillën e Dolly Parton

Bota e Yjeve

Miley Cyrus rikthen ikonën e fëmijërisë me këshillën e Dolly Parton

Nga: Bota sot Më: 18 mars 2026 Në ora: 21:16
Miley Cyrus

Në një intervistë ekskluzive dhe fotoshot të realizuar për Variety, Miley Cyrus ka rrëfyer një këshillë të veçantë që ka marrë nga Dolly Parton gjatë krijimit të specialit të ri të “Hannah Montana” për Disney+.

“Kam mësuar një zakon të tmerrshëm — por që në fakt ishte këshillë e mirë" — nga Dolly. Ajo më tha: "nëse do që diçka të ndodhë, promovojeni përpara se të ekzistojë. Atëherë askush nuk mund të thotë ‘jo’. Kështu që fillova të promovoj një special për 20-vjetorin e ‘Hannah Montana’ që në atë moment nuk ekzistonte fare,” rrëfeu Cyrus.

Ylli i pop-it shprehet se edhe vetë Disney ndonjëherë harron lidhjen e saj të veçantë me “Hannah Montana”. “Nuk është thjesht një serial TV. E shoh çdo ditë se sa e rëndësishme është ‘Hannah’ për njerëzit. Kur udhëtoj, fansat më sjellin merchandize të ‘Hannah’. Pyetja më e zakonshme është: ‘A do të ketë një sezon tjetër?’”

Image
Miley Cyrus

Për të nxitë rikthimin, Cyrus filloi të dërgonte reagimet e fansave direkt te Disney, duke thënë: “Po ju them, kjo do të ishte diçka e madhe.”

Këshilla e Dolly Parton duket se ka funksionuar – fansat tashmë mezi presin të shohin se si “Hannah Montana” do të kthehet në ekran, duke shënuar një kapitull të ri në lidhjen e veçantë mes yllit dhe serialit që e bëri të famshme.

Image
Miley Cyrus
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat