Addison Rae ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, teksa është shfaqur me një veshje provokuese – një bluzë shumë të shkurtër dhe një fund të ngushtë që theksonte format e saj trupore.
Ylli i rrjeteve sociale dhe muzikës është komplimentuar nga shumë ndjekës për stilin dhe vetëbesimin, por jo të gjithë reagimet kanë qenë pozitive. Disa fansa kanë ngritur shqetësime, duke sugjeruar se ajo mund të jetë duke “marrë mësime” nga Britney Spears, duke iu referuar periudhave të diskutueshme në jetën publike të ikonës së pop-it.
Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të përziera – nga ata që e mbështesin Addison-in për mënyrën si shprehet lirshëm, deri te ata që shprehin frikë se ajo mund të jetë duke ndjekur një rrugë të rrezikshme në industrinë e famës.
Megjithatë, Addison Rae nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve, duke vazhduar të ndajë përmbajtje dhe projekte të reja me fansat e saj, ndërsa mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuara të momentit në showbiz.