Megan Fox ndau disa foto të reja provokuese në Instagram të martën, ku pozonte në mënyrë joshëse mbi një shtrat të bardhë.
Aktorja e filmit Jennifer's Body tregoi të brendshmet e saj të zeza ndërsa mbante një kostum të ndyrë nxënëseje.
Pamja rinore përfshinte një fund të gjelbër të palosur, një këmishë të bardhë me qershi të kuqe në pjesën e përparme, çorape gjysmë të tejdukshme deri në gjunjë dhe taka me platformë, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Ylli 39-vjeçar gjithashtu kishte flokët e zeza pjesërisht të lidhura në bishtalina të vogla të sipërme në fotot që i realizoi fotografa Cibelle Levi.
Diva nga Tennessee dukej se gjithashtu bëri një aluzion për një pakënaqësi me ish-i fejuarin e saj, Machine Gun Kelly.
Në mbishkrimin e fotos, ylli shkroi: "Është kënaqësi e dyfishtë të mashtrosh mashtruesin." Ka pasur pretendime se çështjet e besimit u bënë problem kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre vitin e kaluar.