Bella Hadid prezanton parfumin e ri të Orebella me një fushatë provokuese

Bota e Yjeve

Bella Hadid prezanton parfumin e ri të Orebella me një fushatë provokuese

Më: 10 prill 2026 Në ora: 11:25
Bella Hadid

Bella Hadid ka tërhequr vëmendjen me fushatën më të fundit të markës së saj Orebella, ku prezantoi parfumin e ri “Nectar Dew”.

Modelja 29-vjeçare u shfaq me një kostum metalik vezullues, duke realizuar poza të guximshme dhe duke ekspozuar linjat e saj elegante gjatë fotosesionit.

Në imazhet e publikuara në Instagram, Bella shihet edhe teksa hidhet në ujë me shishen e parfumit në dorë, ndërsa ndau me ndjekësit se aroma e re është një kombinim notash frutash dhe lulesh që synon të sjellë freski dhe energji positive, shkruan DailyMail.

Image
Bella Hadid

Në postim nuk munguan komentet mbështetëse, përfshirë edhe atë të nënës së saj, Yolanda Hadid.

Marka Orebella, e themeluar nga Bella në vitin 2024, po zgjerohet gradualisht me produkte të reja.

Image
Bella Hadid

Së fundmi, modelja ka qenë më pak e pranishme në pasarela për shkak të trajtimit ndaj sëmundjes Lyme, një betejë shëndetësore që e ka detyruar të vendosë në plan të parë shëndetin dhe jetën personale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat