Rihanna u pa për herë të parë pas një momenti të tensionuar me partnerin e saj A$AP Rocky gjatë kthimit nga Met Gala të hënën në mbrëmje.
Çifti u pa duke kaluar një moment të tendosur ndërsa ndodheshin në një furgon “sprinter” pasi kishin marrë pjesë së bashku në gala-n prestigjioze në Muzeun Metropolitan të Artit.
Edhe pse në dukje Rihanna, 38 vjeç, dhe A$AP Rocky, 37 vjeç, kishin kaluar mirë në event, situata dukej se ndryshoi më vonë gjatë mbrëmjes, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Sipas dëshmitarëve, ata u panë duke u kthyer në suitën e tyre në hotelin Carlyle dhe “asnjëri nuk dukej i lumtur” kur zbritën nga furgoni.
Rihanna u pa duke dalë nga i njëjti hotel në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pa partnerin e saj, në daljen e saj të parë pas asaj nate të tensionuar.
Nëna e tre fëmijëve zgjodhi një pamje të thjeshtë, duke veshur një tuta të zezë me këpucë “loafers” dhe një kapele bejsbolli të New York Yankees, së bashku me syze të mëdha dielli.
Ajo e kompletoi pamjen me një varëse diamanti me shkëlqim dhe grim.