Brikena tregon hapur dashurinë për Mateon, vesh pizhame me fytyrën e tij

Bota e Yjeve

Brikena tregon hapur dashurinë për Mateon, vesh pizhame me fytyrën e tij

Më: 11 maj 2026 Në ora: 14:13
Brikena

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani, duket se po kalon një periudhë shumë të lumtur në jetën sentimentale pranë partnerit të saj, Mateos.

Çifti po shfaqen gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa ndajnë shpesh momente nga përditshmëria e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi, Brikena ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në “Instastory”, ku publikoi një video para pasqyrës.

Image
Brikena

Ajo që ra më shumë në sy ishte këmisha që kishte veshur, e personalizuar me fotografi të Mateos.

Me këtë detaj, ish-banorja duket se ka dashur të tregojë publikisht ndjenjat e saj të forta për partnerin, duke dëshmuar se është e dashuruar “kokë e këmbë”. 

Image
Brikena
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat