John Travolta bëhet viral në Cannes pas paraqitjes së pazakontë me beretë

Bota e Yjeve

John Travolta bëhet viral në Cannes pas paraqitjes së pazakontë me beretë

Nga: M.H. Më: 16 maj 2026 Në ora: 14:27
John Travolta

Aktori legjendar John Travolta ka tërhequr vëmendje të madhe në Festivalin e Filmit në Cannes 2026, ku u shfaq me një pamje krejt ndryshe nga ajo me të cilën publiku është mësuar ndër vite.

Ylli i Pulp Fiction dhe Grease u fotografua në tapetin e kuq me një beretë ngjyrë kremi, syze rrethore dhe mjekër të stiluar, një kombinim që nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, shkruan Daily mail, përcjell "Bota sot".

Pamja e tij u komentua gjerësisht nga fansat, ku disa e vlerësuan për stilin artistik dhe elegant francez, ndërsa të tjerë bënë shaka duke thënë se aktori dukej “i panjohshëm” me look-un e ri.

Image
John Travolta

Travolta mori pjesë në festival për premierën e filmit të tij të ri Propeller One-Way Night Coach, i cili shënon debutimin e tij si regjisor dhe bazohet në librin e tij për fëmijë të publikuar në vitin 1997.

Në tapetin e kuq ai u shfaq së bashku me vajzën e tij, Ella Bleu Travolta, e cila gjithashtu luan në film dhe mori vëmendje me paraqitjen elegante në një fustan të zi klasik.

Image
John Travolta

Gjatë festivalit, aktori u surprizua edhe me një Palmë të Artë nderi për kontributin e tij në kinematografi, moment që e emocionoi shumë në skenë.

Paraqitja e tij në Cannes u kthye menjëherë në temë diskutimi në media dhe rrjete sociale, duke dëshmuar se Travolta vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuara të Hollywood-it edhe pas dekadash karrierë.

Image
John Travolta
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat