Georgia Steel dhe i fejuari i saj Harry Clarke po shijojnë ditët e para të fejesës në Barbados, ku çifti u fotografua duke kaluar momente romantike në plazh pas propozimit spektakolar në perëndim të diellit, përcjell Bota sot.
Ylli televiziv tërhoqi vëmendjen me format e saj elegante, teksa u shfaq me bikini minimale gjatë pushimeve luksoze. Georgia dhe Harry nuk i kursyen përqafimet dhe puthjet në bregdet, duke treguar se janë më të dashuruar se kurrë.
Sipas mediave britanike, Harry organizoi një propozim romantik në plazh, me atmosferë intime dhe pamje mahnitëse të perëndimit të diellit, ku Georgia tha “po”.
Fotot e çiftit kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa fansat kanë mbushur komentet me urime për çiftin e njohur të reality show-ve britanike.