Hailey Bieber pozon me bikini neon dhe feston suksesin miliardësh

Bota e Yjeve

Hailey Bieber pozon me bikini neon dhe feston suksesin miliardësh

Nga: A.M Më: 26 maj 2026 Në ora: 08:47
Hailey Bieber

Modelja Hailey Bieber pozoi në gjunjë gjatë një seti fotografik mode.

29-vjeçarja u shfaq me një bikini të ndezur nga marka italiane e rrobave të banjës Calzedonia.

Hailey, bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber, 32 vjeç, është ambasadorja më e re globale e markës.

Image
Hailey Bieber

Kjo vjen pasi ajo shiti markën e saj të bukurisë Rhode për 1 miliard dollarë, shkruan The Sun, transmeton "Bota sot".

Bashkëshortja e superyllit të muzikës pop, Justin Bieber, la mënjanë dhimbjen e martesës së tyre të përfolur si problematike duke finalizuar shitjen prej 1 miliard dollarësh të linjës së bukurisë tek e.l.f. Beauty.

Image
Hailey Bieber

Marrëveshja, e cilësuar si “përtej ëndrrave të saj më të çmendura”, përfshin 600 milionë dollarë në para të gatshme, 200 milionë dollarë në aksione të e.l.f. Beauty dhe 200 milionë dollarë shtesë që varen nga rritja e markës gjatë tre viteve të ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat