Supermodelja braziliane, Gisele Bündchen, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një set të ri fotografik, ku shfaq elegancën dhe format e saj ikonike.
45-vjeçarja ka pozuar në fotografi artistike dhe mjaft të guximshme, duke vënë në pah këmbët e saj të gjata dhe linjat që e kanë bërë një nga emrat më të njohur të industrisë së modës për më shumë se dy dekada.
Në një intervistë të fundit, Bündchen ka reflektuar mbi karrierën e saj, duke thënë se suksesi i saj erdhi edhe falë faktit se përfaqësonte një imazh më “të shëndetshëm” të supermodeleve, në një periudhë kur standardet e bukurisë në industrinë e modës ishin shpesh objekt debatesh.
Ylli brazilian vazhdon të mbetet një figurë e rëndësishme në botën e modës dhe reklamave, duke dëshmuar se edhe pas shumë vitesh në skenën ndërkombëtare, ajo vazhdon të jetë një nga modelet më të kërkuara dhe më me ndikim në industri.