Dua Lipa publikon fotot e para nga dasma luksoze me Callum Turner në Siçili

Bota e Yjeve

Dua Lipa publikon fotot e para nga dasma luksoze me Callum Turner në Siçili

Nga: Bota sot Më: 20 qershor 2026 Në ora: 23:55
Dua Lipa, Callum Turner

Këngëtarja shkëlqeu me një fustan haute couture të Chanel, ndërsa festa madhështore zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Dua Lipa ka ndarë fotografitë e para nga dasma e saj luksoze me aktorin Callum Turner, e cila raportohet se kushtoi rreth 1.5 milionë funte.

Këngëtarja 30-vjeçare dhe aktori 36-vjeçar organizuan një festë madhështore në vilën historike Villa Valguarnera në Siçili, ku kurorëzuan dashurinë e tyre vetëm gjashtë ditë pas ceremonisë civile në Marylebone Town Hall në Londër.

Dua u shfaq mahnitëse me një fustan haute couture të Chanel, të dizajnuar nga Matthieu Blazy. Fustani me shpinë të hapur ishte i zbukuruar me mijëra rruaza argjendi dhe të bardha, ndërsa bishti i tij i gjatë përmbante rreth 25 mijë pendë.

Image

Ajo kompletoi pamjen me një vel të madh katedral, i cili thuhet se kërkoi 3,220 orë punë për t’u qëndisur. Ndërkohë, Callum Turner u paraqit elegant me një kostum Louis Vuitton.

Fotografitë tregojnë çiftin duke festuar martesën mes miqve dhe familjarëve, ndërsa mbrëmja u mbyll në orën 06:00 të mëngjesit me një spektakël fishekzjarrësh që zgjati rreth dhjetë minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat