Melinda zbulon pamje nga klipi i ri, vjen në bashkëpunim me Bardhin

Bota e Yjeve

Melinda zbulon pamje nga klipi i ri, vjen në bashkëpunim me Bardhin

Nga: A.SH Më: 29 qershor 2026 Në ora: 21:50
Melinda

Reperja Melinda ka nisur numërimin mbrapsht për projektin e saj më të ri muzikor.

Artistja ka paralajmëruar se më 1 korrik do të publikojë bashkëpunimin me këngëtarin Bardhi, këngë e cila mban titullin "Sjena Mo".

Në prag të publikimit, Melinda ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga xhirimet e videoklipit.

Image
Melinda

Krahas imazheve, ajo ka zgjedhur të shkruajë një pjesë nga teksti i këngës, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë e fansave:

“As me ty, as pa ty spo shkon.”

Image
Melinda

Fansat tashmë po presin me padurim publikimin e plotë të këngës dhe videoklipit, që pritet të lançohet më 1 korrik.

Image
Melinda
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat