Aryna Sabalenka relaksohet në Mykonos me të fejuarin pas eliminimit nga Wimbledon

Bota e Yjeve

Aryna Sabalenka relaksohet në Mykonos me të fejuarin pas eliminimit nga Wimbledon

Nga: M.H. Më: 14 korrik 2026 Në ora: 23:20
Aryna Sabalenka dhe Georgios Frangulis

Tenistja numër një e botës, Aryna Sabalenka, ka lënë pas zhgënjimin e eliminimit të hershëm nga Wimbledon, duke shijuar disa ditë pushimi në ishullin grek të Mykonosit së bashku me të fejuarin e saj, Georgios Frangulis.

Sportistja bjelloruse u fotografua në plazh me bikini, ndërsa kalonte momente romantike me partnerin e saj. Çifti u pa duke shijuar detin, shëtitjet me varkë dhe darkat pranë bregdetit, duke mos i kursyer gjestet e afeksionit në publik, shkruan Daily mail, përcjell "Bota sot".

Sabalenka publikoi gjithashtu disa fotografi nga pushimet në Instagram, ku shfaqej duke shijuar diellin dhe peizazhet e Mykonosit. Në përshkrimin e postimit ajo shkroi me humor: "Dress code = bikini", ndërsa fansat e mbushën me komente pozitive.

Image
Aryna Sabalenka dhe Georgios Frangulis

Pushimet vijnë pas humbjes së papritur në raundin e katërt të Wimbledonit, rezultat që shkaktoi reagime të shumta. Megjithatë, Sabalenka iu përgjigj kritikëve me ironi, duke treguar se nuk e lejon presionin e rrjeteve sociale t’i ndikojë momentet e saj personale.

Aryna dhe Georgios u fejuan në muajin mars të këtij viti, ndërsa sipas mediave ndërkombëtare, sipërmarrësi brazilian i propozoi me një unazë diamanti prej 12 karatësh, e dizajnuar posaçërisht për tenisten.

Image
Aryna Sabalenka dhe Georgios Frangulis

Pas kësaj periudhe relaksi, Sabalenka pritet të rikthehet në fushë për sezonin e turneve në fushat e forta, ku do të synojë të mbrojë titullin e fituar në US Open dhe të rikthehet te sukseset në Grand Slam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat