Olandria dhe Nic i japin fund lidhjes

Bota e Yjeve

Olandria dhe Nic i japin fund lidhjes

Nga: A.M. Më: 22 korrik 2026 Në ora: 20:40
Olandria Carthen dhe Nic Vansteenberghe

Yjet e reality show-t “Love Island USA”, Olandria Carthen dhe Nic Vansteenberghe, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ka konfirmuar një burim për “Entertainment Tonight”.

Çifti, i cili u njoh dhe u afrua gjatë sezonit të shtatë të “Love Island USA”, ka vendosur të ndjekë rrugë të ndara rreth një vit pas lidhjes së tyre.

“Distanca mes tyre dhe oraret e ngarkuara e bënë të vështirë ruajtjen e lidhjes së tyre”, ka thënë burimi, duke shtuar se pavarësisht ndarjes, të dy vazhdojnë të kenë një raport të mirë.

Image
Olandria Carthen dhe Nic Vansteenberghe

Sipas burimit, Olandria dhe Nic “mbeten miq të afërt” dhe ruajnë “një dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin”.

“Ata gjithmonë do ta mbështesin njëri-tjetrin sa herë që të jetë e mundur”, është shprehur burimi.

Image
Olandria Carthen dhe Nic Vansteenberghe

Edhe pse romanca e tyre përfundoi, fansat do ta kujtojnë gjithmonë historinë e tyre të nisur në vilën e famshme të “Love Island USA”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat