Bianca Censori shfaqet topless në Ibiza, fotot e saj bëjnë xhiron e rrjetit

Bota e Yjeve

Bianca Censori shfaqet topless në Ibiza, fotot e saj bëjnë xhiron e rrjetit

Nga: A.M Më: 31 korrik 2026 Në ora: 08:29
Bianca Censori

Bianca Censori ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj provokuese gjatë pushimeve në Ibiza, ku ndodhet së bashku me bashkëshortin, reperin e njohur Kanye West. Modelja dhe arkitektja australiane është fotografuar topless, e veshur vetëm me një palë tanga, çorape rrjetë dhe taka të larta, duke konfirmuar edhe një herë stilin e saj të guximshëm.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Bianca pozon në një parking me vetëbesim, ndërsa kombinimi i saj minimalist ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve, shkruan The Sun, transmeton "Bota sot".

Pamjet janë shpërndarë në Instagram nga stilisti dhe dizajneri australian i modës, Gadir Rajab, i cili ka bashkëpunuar me të edhe më herët.

Image
Bianca Censori

Bianca Censori dhe Kanye West kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për paraqitjet e tyre publike dhe zgjedhjet e pazakonta në veshje. Çdo dalje e çiftit komentohet gjerësisht në mediat rozë dhe në rrjetet sociale, ku stili i Biancës shpesh bëhet temë diskutimi.

Pushimet e tyre në Ibiza nuk kanë bërë përjashtim. Fotot e fundit janë përhapur me shpejtësi në internet, duke rikthyer edhe një herë çiftin në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave ndërkombëtare.

Image
Bianca Censori
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat