Kylie Jenner tërheq vëmendjen me fushatën e re për koleksionin e këpucëve

Bota e Yjeve

Kylie Jenner tërheq vëmendjen me fushatën e re për koleksionin e këpucëve

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 09:49
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka prezantuar bashkëpunimin e saj më të fundit me markën Khy dhe kompaninë italiane të këpucëve Gia Borghini, duke tërhequr vëmendjen me një fushatë të guximshme.

Për promovimin e koleksionit të ri, 29-vjeçarja ka realizuar një set fotografik në të cilin këpucët janë vendosur në qendër të vëmendjes. Në disa prej imazheve, Jenner shfaqet e mbuluar vetëm me flokët e saj të gjatë, ndërsa pozon me modelet e reja të koleksionit.

“E kam veshur për vite me radhë, kështu që ky më dukej i duhuri”, shkroi Jenner në Instagram, duke prezantuar bashkëpunimin.

Image
Kylie Jenner

Ajo tregoi se këpucët janë punuar me dorë në Itali dhe se ka qenë e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e dizajnit, duke rishikuar vazhdimisht detajet për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Koleksioni i ri do të jetë i disponueshëm nga 21 gushti në faqen zyrtare të Khy.

Image
Kylie Jenner

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Jenner në industrinë e modës. Së fundmi, ajo ka punuar edhe për koleksionin e dytë të rrobave të banjës në bashkëpunim me Frankies Bikinis, duke zgjeruar më tej aktivitetin e saj në botën e modës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat