Eva Murati shijon perëndimin buzë detit, ndan pamje nga pushimet

Bota e Yjeve

Eva Murati shijon perëndimin buzë detit, ndan pamje nga pushimet

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 17:17
Eva Murati

Eva Murati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me publikimin e disa fotografive të reja në Instagram.

Ajo shfaqet duke shijuar perëndimin e diellit në bregdet.

Moderatorja ka zgjedhur një paraqitje verore në nuanca të verdha, ndërsa pozon mes ujit me një sfond të mbushur nga ngjyrat e ngrohta të qiellit dhe detit.

Image
Eva Murati

Në një tjetër fotografi, ajo shihet duke ecur në ujë, me peizazhin malor që plotëson atmosferën e qetë të pushimeve.

Postimi u prit me komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit, të cilët vlerësuan estetikën dhe atmosferën relaksuese të imazheve të ndara prej saj. 

Image
Eva Murati
Image
Eva Murati
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat